Ismaili nga Dardania: Kur Bedri Hamza thotë se do t’i rris pagat 50%, ai e realizon! (VIDEO)

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i dyti në listën zgjedhore, Uran Ismaili, së bashku me kandidatin për kryeministër Bedri Hamza, kanë mbajtur tubim elektoral në lagjen Dardania në Prishtinë.

Në fjalën e tij para qytetarëve, Ismaili tha se PDK në këto zgjedhje ka kandidat një njeri të dëshmuar, i cili i ka dhënë Kosovës vite të tëra shërbimi publik dhe rezultate konkrete. “Kemi kandidat një njeri të dëshmuar. Një person që i ka dhënë Kosovës shumë, gjithë jetën e vet në shërbimin publik,” tha Ismaili.

Ai theksoi se dallimi i Bedri Hamzës nga kundërkandidatët e të tjerë është besueshmëria e tij, sepse çdo premtim i dhënë më parë është realizuar. “Kur ka thënë se do t’i rrisë pagat 50%, njerëzit e kanë ditur që ato paga do të rriten. Kur ka thënë se do t’i ulë tatimet, bizneset e kanë ditur që tatimet do të ulen,” u shpreh Ismaili.

Sipas tij, angazhimi i PDK-së është i qartë: bashkimi i qytetarëve dhe largimi nga klima e përçarjes dhe konfliktit që ka mbizotëruar viteve të fundit.

“Angazhimi ynë është me bashku Kosovën, larg kësaj klime të përçarjes e konfliktit, dhe me e kthy vendin në një drejtim përpara, ku secila familje në Kosovë do ta ndjejë përfitimin nga qeverisja e Bedri Hamzës,” përfundoi Ismaili.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika