Zhvarrosen mbetjet mortore të edhe një individi në Rahovec

Mbetjet mortore të edhe një individi janë gjetur dhe zhvarrosur të premten në lokacionin “Përzhinë” të Rahovecit, ka njoftuar Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në ditën e tretë të gërmimeve.

Paraprakisht, të enjten ishin gjetur mbetje mortore të një individi, ndërsa në ditën e parë të gërmimeve ishin gjetur dy pjesë kockore.

Dyshimet janë se ato u përkasin viktimave të luftës që ende janë në listën e të zhdukurve. Mbetjet janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore./EO

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika