Vidhen të dhënat e qeverisë britanike në një sulm kibernetik, dyshohet për hakerë të lidhur me Kinën

Të dhënat e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar u vodhën në një sulm kibernetik, megjithëse zyrtarët besojnë se rreziku për individët është “mjaft i ulët”, tha sot një ministër ndërsa hetuesit shqyrtojnë nëse një grup i lidhur me shtetin kinez ishte pas shkeljes.

Ministri i Tregtisë, Chris Bryant i tha BBC Breakfast se “një hetim është duke vazhduar” për sulmin kibernetik dhe tha se boshllëku i sigurisë u “mbyll shumë shpejt”.

Derisa dyshohet për një grup të lidhur me Kinën, Bryant tha se hetuesit “thjesht nuk e dinë ende” se kush ishte përgjegjës. Gazeta “The Sun” raportoi se hakerët e lidhur me shtetin kinez kanë aksesuar të dhënat qeveritare në tetor, me informacione që ndoshta përfshijnë detajet e vizave që janë në shënjestër.

Zyrtarët nuk e kanë konfirmuar natyrën ose shkallën e të dhënave të përfshira.

“Kjo është pjesë e jetës moderne me të cilën duhet të merremi me të”, tha Bryant duke iu referuar sulmeve kibernetike të profilit të lartë të kohëve të fundit ndaj kompanive dhe institucioneve, përfshirë Jaguar Land Rover, Marks & Spencer dhe Bibliotekën Britanike.

Çdo konfirmim se një grup i lidhur me shtetin kinez ishte përgjegjës do të vinte në një kohë të ndjeshme për qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar. Qeveria laburiste ka thënë se angazhimi me Kinën është i nevojshëm, duke pasur parasysh rëndësinë e saj në tregti, ndryshime klimatike dhe çështjet globale.

Kina ka mohuar vazhdimisht mbështetjen e sulmeve kibernetike kundër Mbretërisë së Bashkuar.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika