Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shënuar një rekord botëror duke marrë mbi tre milionë pyetje nga qytetarët gjatë eventit vjetor televiziv “Linja e Drejtpërdrejtë”, njoftoi televizioni shtetëror rus.
Siç raportohet në mediat ndërkombëtare, pyetjet u dërguan përmes telefonatave, mesazheve dhe platformave online nga qytetarë anembanë Rusisë, njofton Dukagjini.
“Linja e Drejtpërdrejtë”, ishte një event maratonë pasi që zgjati diku rreth katër orë e gjymsë dhe pyetjet u kombinuan nga publiku e gazetarët teksa u trajtuan tema të ndryshme që nga lufta në Ukrainë dhe politika e jashtme, te ekonomia, rritja e çmimeve dhe problemet e përditshme të qytetarëve.
Edhe pse ngjarja ishte kryesisht e organizuar nga Kremlini, disa pyetje dhe komente kritike u shfaqën publikisht, duke reflektuar pakënaqësi për inflacionin, ndërprerjet e internetit dhe shërbimet bazë.
“Linja e Drejtpërdrejtë” është një format i përdorur prej vitesh nga Putini për të komunikuar drejtpërdrejt me qytetarët dhe për të përcjellë mesazhe politike dhe sociale.
Putin: Nuk do të ketë më luftëra pas Ukrainës nëse Rusia respektohet