Kërkohet paraburgim për shtatë të arrestuarit, dyshohet se i shkaktuan dëm buxhetit të shtetit milliona euro

Prokuroria Speciale ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë personave të dyshuar për korrupsion.

Sipas kërkesës së PSRK-së, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit M.D., J.M., F.I., B.D., Sh.T., N.K. dhe G.L., duke vepruar në bashkëkryerje, nga 20.02.2023 e në vazhdimësi deri më 18.12.2025, kanë ndërmarrë veprime me qëllim përfitimi të kundërligjshëm personal, njofton Dukagjini.

Sipas Prokurorisë, M.D. dyshohet se, në emër të F.I., në kundërshtim me ligjin, ka parashtruar propozim ankesë për ndryshim të vendimit përfundimtar për shpronësimin e pronës, ndonëse ishte kaluar afati ligjor për më shumë se tetë vjet. Përkundër kësaj, i pandehuri J.M., si dhe kundërpropozuesi Qeveria e Kosovës, e përfaqësuar nga Avokatura Shtetërore, nuk e kanë kundërshtuar këtë rrethanë, por janë kujdesur që ky rast, ashtu si disa raste të tjera, të përfundojë me marrëveshje gjyqësore.

“Si pasojë, vetëm në rastin e fundit i është shkaktuar dëm buxhetit të shtetit mbi 220 mijë euro, ndërsa në tërësi dëmi ende nuk ka mundur të përcaktohet, por dyshohet se arrin vlerë milionëshe. Në këtë mënyrë, të pandehurit, në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, dyshohet se kanë kryer veprat penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, Marrja e ryshfetit, Dhënia e ryshfetit, Ushtrimi i ndikimit, Deklarimi i rremë”, thuhet në njoftim.

Dallaveret me prona, 7 persona u arrestuan dhe po hetohen edhe të tjerë

 

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika