Kujtim Gashi, kandidat i PDK-së për deputet në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 28 dhjetor, në emisionin Debat Plus, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është në panik.
Ai ka deklaruar se kohët e fundit Vetëvendosje po merret vetëm me një kandidat për kryeministër.
“Kjo është shenjë e mirë. Domethënë Vetëvendosja është në panik”, ka thënë Gashi, duke shtuar se “këta ia kanë mësyrë Bedri Hamzës, sepse e kanë kuptuar që Bedri Hamza do të jetë kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës”.
Gashi tutje ka thënë se ministri në detyrë, Hekuran Murati, duhet të tregojë për shtrenjtimin e rrymës, vajit dhe kontratat njëburimore që janë me “qindra e mijëra” të tilla.
“Është mirë me na tregu për hajni që na ka kaplu krejt qeverinë dhe të gjitha institucionet vartëse të qeverisë”, ka thënë ai.