Franca refuzon mbylljen e faqes së Shein, gjobë 10 mijë euro për shkelje të rregullave të reja

Një gjykatë në Paris ka refuzuar kërkesën e qeverisë franceze për pezullimin e përkohshëm të faqes së internetit të kompanisë së modës Shein, e ngritur pas zbulimit të shitjes së kukullave seksuale me pamje fëminore në platformën e saj.

Gjykata vlerësoi se masa e propozuar, një pezullim tremujor i faqes, ishte joproporcionale, por njëkohësisht vendosi që për shitjen e produkteve për të rritur të zbatohet verifikimi i detyrueshëm i moshës.

Sipas vendimit, çdo shkelje e kësaj mase do të ndëshkohet me një gjobë prej 10 mijë eurosh.

Procedura ligjore ndaj Shein u iniciua pasi autoriteti francez për mbrojtjen e konsumatorit, muajin e kaluar, e referoi çështjen tek organet kompetente për shkak të shitjes së ashtuquajtura “kukulla seksi me pamje fëminore”.

Nga ana e saj, Shein deklaroi se mbrojtja e konsumatorëve francezë mbetet prioritet kryesor.

Pas reagimeve dhe polemikave fillestare, kompania njoftoi gjithashtu se ka vendosur të ndalojë shitjen e të gjitha kukullave të seksit në platformën e saj në nivel global.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika