Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim në OKB”

Bahamet u bënë shteti i 121-të qe njeh Republikën e Kosovës dhe i katërti vetëm sivjet. Viti 2025 vlerësohet i suksesshëm në aspektin e njohjeve ndërkombëtare, pas një periudhe afër pesë-vjeçare pa rezultate. Ish-ambasadori Avni Saphiu theksoi se këto njohje janë tejet të rëndësishme, pasi Kosova ka numër të mjaftueshëm njohjesh që do t’i mundësonin anëtarësimin në OKB, po të mos ishte vetoja ruse

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe prej afër pesë vjetësh.

Ky shtet ishullor në kontinentin e Amerikës Veriore ka një popullsi prej më shumë se 400 mijë banorësh dhe ka sipërfaqe rreth 13 mijë e 900 kilometrash katror.

Duke e vlerësuar vit të suksesshëm në aspektin e njohjeve ndërkombëtare, ish ambasadori Avni Spahiu theksoi se, edhe pse nuk bëhet fjalë për një shtet të madh, lidhja e marrëdhënieve diplomatike me Bahamet është e rëndësishme.

“E konsideroj si lajm shumë të mirë diplomacinë e Kosovës, për shtetin e Kosovës, tani kemi 121 vende që kanë njohur Republikën e Kosovës dhe ky është një numër optimal, i cili do të mjaftonte edhe për anëtarësim në Kombet e Bashkuara po të mos ishte vetoja Ruse”, ka thënë – Avni Spahiu, Ish-ambasador.

Pasi përmendi rëndësinë e njohjeve të këtij viti, veçmas në raport me ndikimin që mund të kenë në rajonet dhe kontinentet përkatëse, ish-ambasadori theksoi nevojën e përqendrimit në Evropë me zhbllokimin e proceseve integruese.

“Mendoj se tani do të duhej që diplomacia jonë të ri-fokusohej në pesë shtetet jo-njohëse të BE-së, që paraqesin sot një bosht mjaft të rëndësishëm, i cili me çdo kusht duhet të thyhet, duhet të thyhet në mënyrë që nga këto vende të kemi të paktën dy që njohin Kosovën”, ka thënë Avni Spahiu, Ish-ambasador.

Paraprakisht këtë vit, Kosova pati edhe tri njohje të tjera: në Mars nga Kenia, në Prill nga Sudani dhe në Tetor nga Siria.

Para këtyre njohjeve, e fundit ishte ajo nga Izraeli bazuar në marrëveshjen e 4 Shtatorit 2020, në Shtëpinë e Bardhë.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika