Ndahet nga jeta Ismet Bellova, zëri legjendar i gazetarisë sportive shqiptare

Është ndar nga jeta Ismet Bellova, një nga figurat më të njohura dhe emblematike të gazetarisë sportive shqiptare.

Me zërin e tij karakteristik dhe stilin e veçantë të komentimit, Bellova u bë pjesë e pandashme e historisë së transmetimeve sportive në Shqipëri, duke komentuar dhjetëra ndeshje e ngjarje që shënuan breza të tërë sportdashësish.

Ismet Bellova lindi në Tiranë më 1 qershor 1934. Studimet e larta i përfundoi në ILKF “Vojo Kushi” në vitin 1960, ndërsa jetën profesionale ia kushtoi me përkushtim arsimit fizik dhe gazetarisë sportive. Ai ishte i martuar me Mjeshtren e Merituar të Sportit, Bukuroshe Shtiza.

Rrugëtimi i tij në sport nisi herët. Në vitin 1948 ai u shpall kampion i vendit për të rinj në pingpong. Emri i Bellovës hyri në historinë e transmetimeve sportive më 29 nëntor 1950, kur komentoi ndeshjen Dinamo–Partizani 1–0, finalen e Kupës së Shqipërisë, duke shënuar fillimin e një karriere të gjatë dhe të suksesshme në Radio Tirana.

Për kontributin e jashtëzakonshëm në sport, arsim dhe gazetari, Ismet Bellova u nderua me një sërë titujsh dhe dekoratash të larta shtetërore e sportive, ndër to: “Mësues i Popullit”, Urdhrin “Naim Frashëri” Klasi i Artë, Urdhrin e Punës Klasi I, “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Urdhri Olimpik”, “Mirënjohja e Tiranës”, “Nderi i Sportit Dibran” dhe titullin “Kalorësi i Urdhërit të Flamurit”.

Gjatë jetës së tij u vlerësua edhe me çmime prestigjioze profesionale. Në vitin 2004 u themelua Çmimi “Ismet Bellova” në gazetarinë sportive. Ai mori Çmimin e Karrierës në RTSH, dy herë Çmimin “Anton Mazreku”, si dhe “Mikrofonin e Artë”.

Ndarja nga jeta e Ismet Bellovës përbën një humbje të madhe për sportin dhe median shqiptare. Kujtimi dhe trashëgimia e tij do të mbeten të gjalla te brezat që ai edukoi, te dëgjuesit që e ndoqën ndër vite dhe në historinë e sportit shqiptar, ku emri i tij zë një vend nderi.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika