Fadil Geci: Më 28 dhjetor dilni të votoni, forcimi i LDK-së është në interes shtetëror të Kosovës

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fadil Geci, pret që zgjedhjet e 28 dhjetorit të sjellin stabilitet shtetëror dhe forcim të LDK-së, pasi që sipas tij LDK mbetet e përkushtuar ndaj miqësisë së përhershme me ShBA-në, vizion ky që kishte dhe ish-Presidenti Ibrahim Rugova.

Geci në një intervistë dhënë për Ekonomia Online tha se forcimi i LDK-së është edhe interes shtetëror dhe se gjitha proceset sipas tij kanë kaluar prej LDK-së.

“Nga zgjedhjet e ardhshme pres një stabilitet shtetëror, pika e dytë është LDK-ja të jetë e para ose të jetë më e fuqishme se sa ka qenë, këto janë synimet tona dhe në këtë drejtim po mendojmë që po punohet me të madhe dhe vetë si kandidat për deputet në LDK jam për atë që të rrisim numrin e atyre që dalin dhe që është në interes të përgjithshëm të Kosovës. Nëse LDK-ja forcohet është interes shtetëror, është parti shtetformuese, të gjitha proceset kanë kaluar prej LDK-së dhe është e njohur para Bashkësisë Ndërkombëtare dhe para botës dhe i ka njerëzit më të mirë, i ka familjet më të pastra të mundshme dhe kapacitete dhe ka vlera brenda saj dhe është në interesin tonë, siç thoshte presidenti Rugova, në miqësi të përhershme me SHBA-në, duhet t’i ruajmë ato miqësi që na kanë lënë presidenti, është në interes të përgjithshëm për të ruajtur miqtë dhe me miqtë mbahet shteti. Prandaj LDK me gjithë fuqinë e vet të gjitha këto procese nuk është vlerësuar që është negative”, ka deklaruar Geci.

Geci theksoi se LDK ka dhënë kontribut vendimtar në të gjitha proceset shtetërore, ku bëri thirrje që të forcohet LDK-ja.

“Unë kam dëshirë me ata që kundërshtojnë me u ballafaquar me gjithsecilin që i thotë që LDK-ja nuk ka bërë për shtet, por ne kemi bërë. Unë sot i bëj thirrje, jam i gatshëm me të gjithë kushdo me dalë në ballë dhe me i treguar se kush është LDK-ja dhe kush janë këta të tjerët. Pa dashur me ua mohuar, çdoherë them faleminderit të gjithëve për të mirën që kanë bërë, kurse kurrë faleminderit për të keqen që kanë bërë. Prandaj LDK-ja të gjitha të mirat që ka bërë para Bashkësisë Ndërkombëtare është vlerësuar me notën 10, çdo hap që është bërë është bërë në emër të LDK-së, ka emër që na ka lënë presidenti dhe duhet me vazhduar atë rrugë. Ajo çka më ka shtyrë mua pas një pauze të madhe është me u organizuar dhe gjeneratat që janë në heshtje të LDK-së janë familjet më të shëndetshme, më të pastra, familje që kanë dhënë gjithçka për shtetin e Kosovës dhe nuk kanë marrë asgjë. Unë kërkoj prej atyre familjeve që i njoh me ngrit zërin sepse tani na duhet LDK-ja me u forcuar. Nuk mundemi si në kohën e Ibrahim Rugovës, por duhet me u forcuar nëse e duam shtetin e Kosovës”, theksoi ai.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik, përmirësim të arsimit, shëndetësisë dhe mbështetje për rininë, studentët dhe bujqësinë.

Geci u zotua se, nëse zgjidhet deputet, do të jetë zëri i rinisë dhe i fermerëve në Kuvend.

“Kosova ka nevojë për ekonomi për zhvillim, arsim, shëndetësi, infrastrukturë. Janë mbetur anash projekte gjysmë për rininë dhe studentët, prandaj për gjithçka ka nevojë për përmirësim. Ne jemi të interesuar që shteti i Kosovës të forcohet përmes LDK-së, sepse i ka njerëzit më të sinqertë, më akademikë dhe ende janë afër dhe janë të aktivizuar që duhet me i ngjallë këtë shtresë që dinë me bë shtet dhe me bë familje të shëndoshë, dhe dinë mos me fyer askënd, dinë me ec përpara. Po duam të shkojmë në Evropë, duam zhvillimin ekonomik evropian, po duam ta kemi familjen e shëndoshë dhe rininë. Në atë drejtim jemi shumë keq, nuk kanë menduar këta para neve, kanë menduar më shumë për interesin e vet, kanë menduar për rrugët që është e gabuar, kanë menduar që me e heq prej rruge LDK-në dhe me e shkatërruar, që është gabim i madh”, potencoi Geci.

Kandidati për deputet u bën thirrje qytetarëve që më 28 dhjetor të votojnë LDK-në me numër 123, ndërsa Fadil Geci mban numrin 33 në listën zgjedhore.

  • “LDK-ja thërret që të votojnë kësaj radhe më 28 dhjetor LDK-në 123 dhe Fadil Geci është numër 33, por edhe kolegët e tjerë. Mendoj që me LDK-në nuk do të zhgënjehen, do të forcojmë zhvillimin ekonomik, kemi projekte të mëdha me miliarda që ka prezantuar kryetari ynë Abdixhiku. Krejt çka është e mundshme brenda rregullave me forcu shtetin, kush tjetër mundet më mirë se LDK-ja në krye me Lumir Abdixhikun dhe me 110 kandidatët e vet që i ka brenda listës, secili është më i mirë se tjetri. Ne si unazë e mirë në këtë drejtim, pushka e parë është e jona e organizimit të LDK-së, djemtë që i kemi dërguar në Shqipëri janë tonët, ata kanë qenë Adem Jashari me të tjerët. Nëse fitojmë, unë do të jem edhe zëri i rinisë dhe i studentëve dhe në atë drejtim do të jem me të gjithë fuqinë, do të kenë një përfaqësues të drejtpërdrejtë në Kuvendin e Kosovës, edhe në bujqësi po ashtu, se edhe në këtë drejtim kemi ngecje. E kanë nderin që natë e ditë jam i gatshëm me i prit dhe me punuar me ta për të mirën e Kosovës”, shtoi kandidati për deputet.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika