Prostitucion në Vlorë, në pranga dy kinezë dhe një kineze në kërkim

Policia e Vlorës ka goditur një rast të trafikimit dhe shfrytëzimit të femrave për prostitucion, duke vënë në pranga dy shtetas kinezë, ndërsa një tjetër shtetase është shpallur në kërkim.

“Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nga nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u finalizua operacioni i koduar “Victim”, që goditi një rast të shfrytëzimit për prostitucion. Nga hetimet u identifikuan 3 autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale. 2 prej tyre, shtetasja X. L., 40 vjeçe, banuese në Kinë dhe shtetasi B. W., 31 vjeç, banues në Kinë, u vunë në pranga, ndërsa bashkëpunëtorja, shtetasja K. X., 50 vjeçe, u shpall në kërkim”, njofton policia e Shqipërisë.

Sipas policisë, këta shtetas dyshohet se shfrytëzonin për prostitucion shtetasen kineze J. G., 52 vjeçe, në apartamentin e marrë posaçërisht për këtë qëllim. Shtetasja J. G. dhe një shtetas shqiptar, E. B., i cili u gjet në ambientet e apartamentit, u proceduan penalisht për veprën penale “Prostitucioni”.

Policia njofton se vijon puna për kapjen e shtetases së shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të fundit nga rubrika