Punëtorët e Sindikatës së RE të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) e kanë nisur ndryshe protestën e sotme para zyrave të KEK-ut në Prishtinë, duke lëshuar një deklaratë të Kryeshefit ku dëgjohet të thotë se paga mesatare në KEK është më e larta prej ndërmarrjeve publike.
“KEK vazhdimisht ka pasë një rritje të pagave çdo vit, por këtë vit e kemi më sfiduese mirëpo e dimë që edhe paga mesatare ne KEK është më e larta prej ndërmarrjeve publike”, dëgjohet të thotë kryeshefit.
E për këtë kryetari i Sindikatës së RE të KEK, Nexhat Llumnica ka thënë se ky është një mashtrim duke ironizuar se fjala e Kryeshefit nuk shkelet dhe se paga mesatare për ta duhet të jetë 1 mijë e 100 euro.
“Kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës jo vetëm që nuk është i interesuar të zgjedh kërkesat e punëtorëve të KEK-ut por po na thotë që i keni pagat më të larta në Kosovës. Sigurisht se ai po e mendon shërbyes civil sikurse ndërmarrjet publike e aq më larg KEK që sot vdesin një për qind e stafit. Kryeshefi i KEK na tha që i keni mbi 1 mijë e diçka euro pagë mesatare. Ne sindikata e RE e KEK e dimë që mesatarja e pagës bazë është rreth 750 euro. Kam thënë që kam një surprizë, e ajo surprizë është mos me ia shkel fjalën Kryeshefit, pra nga këtu ne kërkojmë 1 mijë e 100 euro pagë mesatare. Për të mbetur kjo pagë mesatare 1 mijë e 100 euro, duhet të shtohen edhe 350 euro për secilin punëtorë në bazë të pagës mesatare”, ka thënë Lumnica.
Llumnica ka thënë se nuk do të marrin pjesë në festën e fundvitit, meqë siç tha ai duan të festojnë bashkë dhe jo veç kryesia.
“Punëtorët e KEK-ut janë ata të cilët sfidojnë, rrezikojnë jetë dhe shëndet, janë ata të cilët kanë rrezikshmëri në punë dhe nuk iu paguhet. Janë ata që vdesin ën punë dhe nuk i merr parasysh askush, janë ata që gjithmonë sfidohen edhe për pajisje personale mbrojtëse, pro nuk e ndalin punën dhe prodhimin, dhe mos të kthesh kokën nga ta është keq. nuk na duhen ftesat për festë për fundvit sepse na dojna me festu të gjithë bashkë, dhe jo vetëm kryesia e Sindikatës. Prandaj, nga këtu iu bëjë me dije se ffesat që na kanë dërgu për fundvit për të festu, ne nuk do të festojmë dhe do të solidarizohemi me ju. O festojna bashkë, o asnjë”, tha ai.