Serbia mashtron qytetaret serbë në fushatë zgjedhore si në të kaluarën: Shpall konkurse në institucione ilegale

Ministria e Shëndetësisë e Serbisë ka shpallur sot konkurs për 300 vende të reja pune në institucionet shëndetësore serbe që funksionojnë si struktura paralele në Kosovë, duke paralajmëruar edhe hapjen e 50 vendeve shtesë nga një konkurs i nisur më 22 dhjetor të këtij viti.

Sipas njoftimit zyrtar të publikuar nga e ashtuquajtura Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, këto konkurse do të rezultojnë me 350 punësime të reja, të cilat, siç thuhet, synojnë “qëndrimin dhe mbijetesën e popullit serb në Kosovë…”.

Autoritetet serbe theksojnë se këto punësime do të përmirësojnë nivelin e kujdesit shëndetësor në komunitetet serbe dhe dëshmojnë, sipas tyre, “kujdesin e shtetit të Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq”.

Po ashtu, është bërë e ditur se në gjysmën e dytë të janarit, edhe 700 persona të tjerë, personel mjekësor dhe jomjekësor, do të punësohen pas një konkursi të zhvilluar më herët.

Sipas autoriteteve serbe, vetëm gjatë tri viteve të fundit, në institucionet shëndetësore paralele në Kosovë janë punësuar mbi 1.500 persona.

Megjithatë, ky veprim po shihet nga njohës të çështjeve politike dhe të sigurisë si një formë e ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të Serbisë në proceset politike dhe zgjedhore në Kosovë, praktikë e cila, është përdorur edhe në të kaluarën.

Punësimet masive përmes institucioneve paralele konsiderohen si mekanizëm presioni dhe ndikimi politik, veçanërisht në periudha të ndjeshme politike dhe zgjedhore.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika