Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, gjatë një takimi me mësimdhënësit, ka prezantuar zotimet konkrete të partisë për sektorin e arsimit.
Ai tha se çdo mësimdhënës do të përfitojë pagë prej 1,000 eurosh si respekt për profesionin dhe dinjitetin e tyre.
Abdixhiku premtoi gjithashtu ndërtimin e 80 çerdheve të reja për t’i siguruar fëmijëve një fillim të mirë dhe mbështetje për prindërit.
Ai theksoi rëndësinë e mësimit tërëditor, shujtave të ngrohta, sportit dhe futjen e kodimit dhe inteligjencës artificiale në shkolla.
“Arsimi është themeli. Dhe aty fillon çdo ndryshim i vërtetë. LDK dhe ekipi ynë janë të vetmit që kanë sot arsimin si prioritet. Me shembuj konkret nga Prishtina; me model për gjitjë Kosovën”, ka shkruar ai në Facebook.
