Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një burrë në Podujevë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit ndaj një burri.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur më 19 dhjetor, njofton Dukagjini.
I dyshuari është ndaluar nga njësitë policore dhe më pas është intervistuar nga hetuesit.
Po ashtu me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet mbi rastin vijojnë.