Theren me thikë dy burra në Vushtrri, arrestohen tre të tjerë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmjen e së mërkurës dy persona janë therur me thikë në rrugën “Pandeli Sotiri” në Vushtrri.

Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se dy viktima meshkuj kosovarë kanë kërkuar trajtim mjekësor pasi ishin sulmuar dhe therur me thikë nga tre persona të dyshuar.

Tutje bëhet e ditur se policia ka identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuarit.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nën veprat penale “lëndim i rëndë trupor” dhe “pjesëmarrje në rrahje”.

 

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika