Aleksandër Lumezi propozohet për zv/Kryeprokuror të Shtetit 

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) do të mbajë më 29 dhjetor 2025 takimin e radhës, ku një nga pikat kryesore të rendit të ditës do të jetë përzgjedhja e Zëvendës-Kryeprokurorit të Shtetit.

Sipas dokumenteve të siguruara nga “Betimi për Drejtësi”, ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, i ka propozuar KPK-së emrin e Aleksandër Lumezit për këtë pozitë.

Kjo çështje është e paraparë në pikën e shtatë të rendit të ditës së mbledhjes, e cila titullohet “Propozimi i u.d. Kryeprokurorit të Shtetit për zgjedhjen e Zëvendës Kryeprokurorit të kësaj zyre”.

Në një shkresë zyrtare të datës 24 dhjetor, të drejtuar KPK-së, Qalaj ka arsyetuar propozimin e tij duke theksuar nevojën për garantimin e vazhdimësisë institucionale dhe ushtrimin e plotë të kompetencave të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

“… me qëllim që të garantohet vazhdimësia institucionale, ushtrimi i plotë i kompetencave dhe përmbushja e të gjitha detyrave dhe përgjegjësive në përputhje me legjislacionin në fuqi, propozoj caktimin e prokurorit të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z.Aleksandër Lumezi, në pozitën e Zëvendës Kyreprokurorit të Shtetit”, thuhet në këtë shkresë.

Ky zhvillim vjen pak ditë pasi Agron Qalaj është caktuar në pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. Vendimi u mor në mbledhjen e KPK-së më 22 dhjetor 2025, pas miratimit të kërkesës për dorëheqje të Besim Kelmendit nga kjo pozitë.

Vendimi përfundimtar për emërimin e Zëvendës-Kryeprokurorit të Shtetit pritet të merret në mbledhjen e 29 dhjetorit.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika