KEDS-i ka bërë të ditur se si shkak i mbingarkesës me energji elektrike janë djegur kabllot e tensionit në mesëm në Ferizaj.
Sipas njoftimit të KEDS-it, si pasojë e kësaj djegieje janë prekur disa zona në Ferizaj, njofton Dukagjini.
“Linjat e prekura janë: Linja unazore 35 kV Ferizaj 3 – Ferizaj 2; Linjat 10 kV: • Banka 1 • Banka 2 • Banka 3 • Ujvara • Kazerma Ferizaj”, thuhet në njoftimi.
Tutje, sipas KEDS-it, mbingarkesa me energjinë elektrike po vazhdon të jetë problem për çdo qytet të Kosovës, duke shkaktuar edhe reduktime të shpeshta.