Analisti politik, Dardan Gashi, thotë se Lëvizja Vetëvendosje sipas tij nuk do të shënojë rritje në zgjedhjet e së dielës.
Gashi, në “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se sipas tij sërish VV-ja do të dalë si parti e parë, por për formimin e koalicionit sheh një koalicion më të madh.
“Nëse Vetëvendosja i ka 40 deputetë ose më pak hiqet ngërçi politikë dhe Vetëvendosje s’ka mundësi me kriju bllokadë ose duhet me lëshu rrugë ose me bashkëpunu me kriju Qeverinë. VV-ja s’ka arsye me u rritë më për atë edhe e përjashtoj si mundësi, nuk shoh ndonjë arsye që me pas më shumë vota pasi e kemi parë se si ka bërë punë. Shoh një koalicion më të madh”, u shpreh Gashi.