Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njeherësh kandidat për kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë mbështetje të fuqishme nga bashkëpresidenti i ALDE-s dhe eurodeputeti, Ilhan Kyuchyuk.
Kyuchyuk, nëpërmjet një videoje të bërë publike nga Hamza, shpreh mbështetjen e tij maksimale për PDK-në dhe Hamzën duke theksuar se Kosovës i duhet një lidership i fortë, i përgjegjshëm dhe thellësisht i orientuar drejtë vlerave europiane, njofton Dukagjini.
Sipas eurodeputetit, të gjitha këto përbëjnë parakushte thelbësore për përparimin e Kosovës dhe afrimin e saj me Bashkimin Europian.
“Bedri Hamza përfaqëson seriozitet, përvojë dhe llojin e lidershipit që i duhet Kosovës për të ecur përpara në rrugën e saj europiane,” deklaroi Kyuchyuk, duke shtuar se pret me interes bashkëpunimin e ardhshëm në kuadër të familjes politike europiane.
Në fund, bashkëpresidenti i Alliance of Liberals and Democrats for Europe i uroi suksese PDK-së dhe Bedri Hamzës në zgjedhjet e së dielës.