Të paktën 15 të lënduar në sulmin me thikë në një fabrikë në Japoni

Një burrë u arrestua pasi qëlloi me thikë tetë persona dhe plagosi shtatë të tjerë me atë që besohet të ketë qenë klor në një fabrikë gomash në qendër të Japonisë të premten, thanë zyrtarët.

Po ashtu sipas autoriteteve nuk ka pasur shpjegim të menjëhershëm për motivin e tij për sulmin, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

Tetë persona u dërguan në spital pasi u qëlluan me thikë nga burri në fabrikën e prodhuesit të gomave Yokohama Rubber Co. në qytetin Mishima, prefektura Shizuoka, perëndim të Tokios, sipas Departamentit të Zjarrfikësve Fujisan Nanto.

Departamenti i zjarrfikësve tha për “Associated Press” se pesë nga të qëlluarit ishin në gjendje serioze, por nuk u dhanë detaje të tjera.

Policia prefekturale e Shizuokës tha se sulmuesi, një burrë 38-vjeçar, u arrestua për përpjekje për vrasje në fabrikë, pa dhënë më shumë detaje.

Sipas gazetës kryesore japoneze Asahi, sulmuesi mbante një thikë për mbijetesë dhe dukej se kishte veshur një maskë gaz.

Shtatë të tjerë u plagosën gjithashtu nga klori i hedhur gjatë sulmit dhe u dërguan në spital për trajtim.

Japonia ka ligje të rrepta për kontrollin e armëve dhe është e njohur për krime të dhunshme të rralla, por vitet e fundit janë regjistruar disa sulme me thikë.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika