Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shfrytëzuar të drejtën e saj të votës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Osmani gjatë këtij procesi demokratik ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj teksa bashkë votuan në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës, njofton Dukagjini.
Pas hedhjes së votës, para mediave, Osmani ka thënë se pret që rezultatet të rezultojnë me krijim të Kuvendit e Qeverisë.
“Uroj që Kosova të ketë zgjedhje të qeta, demokratike, e pjesëmarrje sa më masive. Zgjedhjet janë proces i rëndësishëm demokratik. Shpresoj që rezultatet të rezultojnë me krijim sa më të shpejt të Parlamentit e Qeverisë”, u shpreh Osmani.