Deri në orën 16:39, 583 mijë e 146 qytetarë, apo 29.17 për qind e trupit zgjedhor, kanë ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen sot në Kosovë.
Sipas të dhënave, komuna me daljen më të lartë në votime është Prishtina, ku deri tani kanë votuar 77 mijë e 451 qytetarë.
Procesi zgjedhor po zhvillohet në gjithsej 948 qendra votimi, me 2.614 vendvotime. Prej tyre, 910 janë qendra të rregullta me 2.557 vendvotime, ndërsa 38 qendra – nga një në secilën komunë – janë të dedikuara për votimin me kusht.
Sipas listës zgjedhore të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të drejtë vote kanë gjithsej 1.999.204 qytetarë në të gjithë vendin.
