ZRRE ul tarifat e ngrohjes “për konsumatorët me matje” në Prishtinë dhe Gjakovë

Konsumatorët e ngrohtoreve “Termokos” në Prishtinë dhe asaj “Gjakova”, po në atë qytet, do të kenë tarifa më të ulëta në këtë sezon dimri. Zyra e Rregullatorit për Energji vendosi që të ulë tarifat e ngrohjes “për konsumatorët me matje” për rreth 4% në Prishtinë dhe rreth 5% në Gjakovë. Tarifat e ngrohjes sipas sipërfaqes, ndërkaq, mbesin të pandryshuara.

Zyra e Rregullatorit për Energji vendosi që të ul tarifat e ngrohjes vetëm “për konsumatorët me matje” në Prishtinë dhe Gjakovë, për sezonin dimëror 2025-2026.

Për konsumatorët e ngrohtores së kryeqytetit “Termokos” ulja do të jetë rreth 4%, ndërsa për ata të asaj “Gjakova” ulja do të jetë rreth 5%.

“Kjo, duhet të theksojmë që është vetëm për konsumatorë për matje, meqë kemi konsideruar që ka pasë kursim te kjo kategori e konsumatorëve dhe si rezultat i këtij kursimi është reflektuar edhe në tarifat e këtyre dy ndërmarrjeve për vitin 2025/2026. Iu bëjmë thirrje konsumatorëve se ZRRE  nëse kemi kursim në sektor ato do të reflektohen gjithmonë në vitin pasues”, ka thënë kryesuesi i bordit të ZRRE-sëm Ymer Fejzullahu.

Ndërkaq, tarifat për konsumatorët pa matje ose bazuar në sipërfaqe do të mbesin të pandryshuara.

Duke folur për ngritjen e konsumit të energjisë elektrike, kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të Rregullatorit, Ymer Fejzullahu, u kërkoi qytetarëve që të kursejnë rrymë dhe që për ngrohje të përdorin lëndë djegëse.

“Ju bëjë thirrje që konsumatorët e energjisë elektrike sidomos në fshatra tona, ata që kanë mundësi të kursejnë energjinë. Të paktën për këta dy muaj të ngrohen me lëndë drusore në mënyrë  që t’ua mundësojmë edhe bashkatdhetarëve tanë që të kalojmë këtë festë të fundvitit pa ndërprerje të energjisë elektrike meqenëse është e papërballueshme. për shkak  se  është papërballueshme”, ka shtuar Fejzullahu.

Teksa përmendi sasinë e lartë të importit të rrymës për shkak të ngritjes së konsumit, Fejzullahu bëri thirrje për kursim në mënyrë që, siç u shpreh, ai të reflektohet në shqyrtimin e radhës tarifor në fillim të pranverës.

Me rreth 1.5 gigavat orë, ai tha se Kosova i është afruar pikut të konsumit të energjisë elektrike të Shqipërisë që tha se është 1.6 gigavat orë.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika