Kabashi: Përparim Rama, figura unifikuese që mund ta rikthejë fuqinë e LDK-së

Gazetari dhe analisti Bekim Kabashi ka vlerësuar se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përfaqëson figurën më të përshtatshme për bashkimin e brendshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe për rikthimin e fuqisë politike të kësaj partie.

Në Debat Plus, Kabashi theksoi se Rama ka dëshmuar se nuk mban inate dhe se është i gatshëm të bashkëpunojë me të gjitha grupet politike.

Sipas tij, Rama nuk bart “hipoteka nga e kaluara”.

“Një figurë si Përparim Rama, i personalitet i tillë, se e ka dëshmuar që nuk mban inat. Është në gjendje të bashkëpunoj me të gjitha grupet. Nuk ka hipotekë nga e kaluara. E kem parë me UCK-në, PDK, LDK, madje ai thotë edhe me LVV, sot e fton ne koalicion komunal. Është një figurë e cila mund t’i përbashkojë të gjitha grupet e LDK-së.  Pa u bërë asnjëra palë me u ndi e privilegjuar ose hatëruar. Më u bë bashkë dhe me shku drejt rrugës së rikthimit të fuqisë së LDK-së. Të gjitha variantet tjera mendoj që nuk kanë me pas ndonjë funksion në rritje të LDK-së”, ka thënë Kabashi.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika