Lushaku-Sadriu: Ka numra për zgjidhjen e çështjes së presidentit, e papranueshme të imponohen kandidatët nga VV-ja

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se në Kuvend ekziston hapësirë reale për një zgjidhje rreth çështjes së presidentit, por ka theksuar se kjo kërkon vullnet politik dhe respektim të parimeve kushtetuese.

Sipas saj, aritmetika parlamentare e bën të mundur arritjen e një marrëveshjeje.

Ajo ka theksuar se partia në pushtet duhet të tregojë fleksibilitet dhe kreativitet për të ofruar zgjidhje që përfshijnë edhe partitë e tjera politike, duke synuar një kompromis ose marrëveshje të përbashkët.

“Kur i sheh numrat në Kuvend, normalisht që ka hapësirë për zgjidhje. Sepse është matematike. Numrat, shumicën i ka Vetëvendosje. Po te ketë vullnet politik dhe të jetë në harmoni me obligimet që ia cakton Kushtetuta dhe rolit të saj në Kuvend. Mund të bëhet kreative me zgjidhje dhe mund t’i ofrojë partitë, të cilat e kanë numrin e mjaftueshëm të votave. Dhe mund të gjejë ose kompromis ose të ofrojë një marrëveshje politike, për çka ne i kemi bërë prej fillimit të këtij procesi, i kemi bërë të njohura tri rrugë që i japin zgjidhje. E njëra prej tyre është e papranueshme, që të imponohen kandidatët nga partia që përmban qeverinë. Sepse me shku me në seancë me dy kandidat të VV-së nuk është as demokratike, dhe është krejt në kundërshtim me atë që kryeministri e ka thënë që nuk do të ketë kandidat me libreza partiake”, ka thënë Lushaku-Sadriu në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika