Ish-ushtaraku Mehaj: Nderi më i madh i jetës ishte t’i shërbeja atdheut tim

Rrugëtimi politik dhe institucional i ish-ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, nuk mund të kuptohet i shkëputur nga rrënjët e tij familjare, nga veprimtaria kombëtare e Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK) dhe nga trashëgimia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Këto shtylla, të cilat edhe vetë Mehaj i ka përmendur vazhdimisht në mesazhet dhe paraqitjet e tij publike, kanë ndikuar drejtpërdrejt në qasjen e tij si ministër dhe në mënyrën se si e ka konceptuar shërbimin ndaj shtetit dhe qytetarëve, njofton Dukagjini.

Gjatë mandatit dhe pas përfundimit të tij, Mehaj ishte i pranishëm në mënyrë të vazhdueshme pranë familjarëve të dëshmorëve të UÇK-së, veteranëve dhe invalidëve të luftës, duke marrë pjesë në përvjetorë, homazhe dhe aktivitete përkujtimore në mbarë Kosovën.

Kjo afërsi e drejtpërdrejtë me kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë dhe me trashëgiminë e luftës çlirimtare bëri që ai të cilësohej gjerësisht si “ministri i popullit”.

Për shumë familje të dëshmorëve, prania e tij nuk ishte vetëm institucionale, por edhe njerëzore, duke reflektuar respekt të vazhdueshëm për sakrificën e bërë për lirinë e Kosovës.

Përveç angazhimit të tij në sektorin e mbrojtjes, Armend Mehaj është shpallur Qytetar Nderi në disa qytete të Kosovës, si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij në forcimin e sigurisë, respektimin e vlerave të luftës dhe afrimin e institucioneve me qytetarët.

Në vitin 2022, një hulumtim i realizuar nga Plus i Kosovës e renditi Mehajn si ministrin më të suksesshëm të Qeverisë, bazuar në performancën institucionale dhe perceptimin publik për punën e tij.

Vetë Mehaj në një intervistë për RTV Dukagjini, duke folur për rrugëtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë mandatit të tij, ai ka theksuar se drejtimi i Ministrisë së Mbrojtjes ka qenë nderi më i madh i jetës së tij, veçanërisht në një periudhë vendimtare për transformimin e FSK-së.

“Që në fillim dua të theksoj se ka qenë nderi më i madh i jetës sime të drejtoj Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, në një fazë shumë delikate për transformimin e saj dhe në kontekstin e gjendjes së Kosovës në atë kohë”, ka deklaruar Mehaj për RTV Dukagjini.

Sipas tij, ky rrugëtim u zhvillua mbi baza të forta ligjore, profesionale dhe morale, duke pasur gjithmonë parasysh amanetin e dëshmorëve dhe vizionin për një ushtri moderne.

Në mesazhin e tij për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për të rinjtë që synojnë t’i bashkohen asaj, Mehaj ka theksuar rëndësinë e shërbimit me motiv, dashuri dhe përgjegjësi për atdheun.

“Mesazhi im për të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës është që të vazhdojnë t’i shërbejnë vendit dhe ushtrisë sonë me motiv, dashuri dhe zgjuarsi. Shërbimi në ushtri dhe për sigurinë e atdheut është detyra më e rëndësishme e çdo njeriu në jetë. Si ish-ushtarak profesionist, mund të them se nuk ka nder më të madh se shërbimi nën uniformë për atdheun”, ka thënë ai.

Mehaj ka theksuar se respektimi i dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës është thelbësor për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës.

“Kështu respektohen amanetet e të gjithë dëshmorëve të kombit, të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të invalidëve dhe të gjithë viktimave të kombit tonë, duke përfshirë edhe komandantin Adem Jashari dhe shumë të tjerë”, ka shtuar ai.

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale – çdo kërcënim do të përballet me përgjigje vendimtare

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika