Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në autostradën Milot–Morinë, ku disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Për pasojë, dy gra kanë mbetur të lënduara dhe janë transportuar në spital.
“Rreth orës 09:40, në autostradën Milot–Morinë, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë disa automjete. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesja e njërit prej automjeteve, shtetasja F. T., si dhe pasagjerja, shtetasja N. T., të cilat po marrin mjekim në spital dhe paraprakisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit”, ka njoftuar Policia shqiptare.