Papa Leone XIV apel për Venezuelën: Populli, paqja dhe drejtësia në qendër të çdo zgjidhjeje

Papa Leone XIV ka shprehur shqetësim të thellë për zhvillimet e fundit në Venezuela, gjatë lutjes së Angelus në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, raportojnë ANSA dhe ATSH.

Në mesazhin e tij, Ati i Shenjtë theksoi se populli venezuelian duhet të jetë në qendër të çdo zgjidhjeje politike, duke nënvizuar domosdoshmërinë e masave që garantojnë paqen dhe drejtësinë. Papa bëri thirrje për respektimin e sovranitetit të Venezuelës dhe sundimit të ligjit, në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Ai kërkoi gjithashtu që të mbrohen të drejtat e njeriut dhe të drejtat civile të të gjithë qytetarëve, pa asnjë dallim, duke vënë theks të veçantë te kujdesi për të varfrit dhe për ata që po vuajnë pasojat e rënda të krizës ekonomike. Sipas tij, çdo zgjidhje politike duhet të ndërtohet mbi mirëqenien dhe dinjitetin e popullit.

Papa Leone XIV apeloi edhe për pajtim dhe bashkëpunim të brendshëm, duke kërkuar shmangien e dhunës dhe konflikteve që mund ta përkeqësojnë më tej situatën në vend.

Deklarata e Papës vjen pas një operacioni ndërkombëtar në Venezuelë, gjatë të cilit presidenti Nicolás Maduro u kap nga forcat amerikane dhe u dërgua jashtë vendit për t’u përballur me akuza të rënda. Pas këtij zhvillimi, Delcy Rodríguez u shpall presidente në detyrë nga autoritetet vendase.

Në përfundim të mesazhit të tij, Papa Leone XIV theksoi se çdo vendim politik duhet të marrë parasysh interesin e qytetarëve, të respektojë sovranitetin dhe të drejtat themelore, si dhe të kontribuojë në ndërtimin e një të ardhmeje paqësore dhe të drejtë për Venezuelën.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika