Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e së dielës në Podujevë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka njoftuar se njësitet policore kanë reaguar menjëherë pas marrjes së informatës për persona të lënduar, duke dalë në vendin e ngjarjes.
Të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor në QKUK. Sipas Policia e Kosovës, lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa ngjarja është cilësuar si “vrasje në tentativë”.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar.
