Shtufi: Ndërhyrja e SHBA-së në Venezuelë pjesë e strategjisë së sferave të interesit

Analisti Pal Shtufi ka deklaruar në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin FIVE në RTV Dukagjini se ndërhyrja e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Venezuela, ku u arrestua presidenti Nicolás Maduro, duhet parë në kontekstin e sferave të interesit global.

Sipas Shtufit, bota është e ndarë në sfera ndikimi dhe pozicioni gjeopolitik përcakton fatin e shteteve.

“Bota është e madhe dhe shumëçka varet nga ajo se cilës sferë i përket një vend. Ne jemi me fat që jemi në sferën e më të fuqishmes, SHBA-së”, u shpreh ai.

Ai theksoi se rrëzimi i diktaturave, sipas tij, përbën lajm të mirë, veçanërisht kur bëhet fjalë për regjime autoritare me orientim ideologjik të majtë.

“Për ne është lajm i mirë shuarja e secilës diktaturë, e sidomos diktaturave të kuqe, sepse ato janë më të rrezikshmet në globin tonë. Ka 27 vjet që Venezuela udhëhiqet nga një socializëm i vdekur, një socializëm që pothuajse e ka shkatërruar tërësisht ekonominë e vendit”, ka thënë Shtufi.

Duke folur për rëndësinë strategjike të Venezuelës, ai vlerësoi se vendi ka potencial të madh ekonomik.

“Potenciali i Venezuelës është i rrezikshëm për vet kontinentin amerikan, e posaçërisht për SHBA-në”, theksoi ai.

Sipas Shtufit, rreziku kryesor qëndron te bashkëpunimi i Venezuelës me shtete armike të SHBA-së.

“Kjo është strategjia e Amerikës. Këto shtete nuk kanë çfarë të kërkojnë në kontinentin amerikan. Këto janë sfera interesi dhe, në fund të fundit, Amerika ka interesa jo vetëm në Evropë, por edhe kudo tjetër”, përfundoi ai.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika