Bora vështirëson qarkullimin, vende-vende rrugët me shtresa ngrice

Qarkullimi në shumë prej rrugëve kryesore nga pjesë tjera të vendit në drejtim të kryeqytetit ishte i vështirë, veçmas në pjesën e parë të ditës. Në njërën anë, bora bashkë ngricat si pasojë e uljes së shpejtë dhe të madhe të temperaturave dhe, në anën tjetër, vonesat në pastrim, u bënë problem për qarkullimin e automjeteve. Tregim ndryshe ishte në autostrada

Krahas borës, ngricat, si pasojë e uljes së shpejtë dhe të madhe të temperaturave menjëherë pas ditëve me shi, shkaktuan vështirësi në qarkullimin e automjeteve në rrugët kryesore të vendit.

Problemet ishin të theksuara veçmas në pjesën e parë të ditës së enjte.

Nga rrugët me gjendjen me të rëndë në mëngjes ishte ajo nacionale Prishtinë-Mitrovicë – që ishte e mbuluar nga shtresat e ngricës dhe borës.

Derisa njëra anë u pastrua mëngjesin e vonë, ana tjetër e rrugës mbeti e pa pastruar për pjesën më të madhe të ditës.

“Të paktën deri në mesditë shiritat qarkullues të rrugës nacionale nga Mitrovica në Prishtinë kanë qenë të pa pastruar mirë dhe me ngrica, ndërkaq ana e kundërt, nga Prishtina në drejtim të Mitrovicës, ka qenë në gjendje të mirë”.

Në gjendje jo të mirë ishin edhe disa prej hyrje-daljeve në rrugët kryesore.

Për rrugë të pa pastruara mirë në mëngjes u raportua edhe në pjesë tjera, sikur hyrja e kryeqytetit nga Podujeva.

Për arsyen e njëjtë, në mëngjes, vështirësi pati edhe në rrugën Pejë-Prishtinë.

Teksa përsëriti thirrjen e një nate më parë për kujdes të shtuar dhe shmangie të lëvizjeve të panevojshme, ministri në detyrë i Infrastrukturës Hysen Durmishi foli për intervenim “në shumicën” e rrugëve që ky dikaster i ka për detyrë t’i pastrojë.

“Gjatë gjithë natës kemi intervenuar në shumicën e rrugëve që janë në kompetencë të ministrisë. Edhe sot në mëngjes kemi vazhduar punën në pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës. Aktualisht, të gjitha rrugët janë të kalueshme, por kërkohet kujdes i shtuar gjatë qarkullimit. Ju lutemi t’i përshtateni kushteve të rrugës”, ka shkruar Hysen Durmishi.

Krejt ndryshe nga rrugët magjistrale e nacionale ishte gjendja në dy autostradat – që ishin pastruar mirë dhe qarkullimi ishte i papenguar.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika