Asociacioni i Komunave kërkon bashkëpunim me nivelin qendror për vërshimet

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi

Një dorë e zgjatur nga niveli qendror për komunat është konsideruar e nevojshme që moti por tani kjo mbështetja për to po vlerësohet të jetë e domosdoshme si shkak që disa nga to u përballen edhe me vërshime.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi për Ekonomia Online ka sugjeruar që niveli qendror dhe ai lokal të ulen dhe bashkërisht t’i diskutojnë pikat siç tha ai të nxehta dhe të intervenohet aty ku disa prej zonave po ballafaqohen me përmbytjet për çdo vjet, e që po ashtu ka theksuar se si zgjidhje për këtë është edhe krijimi i një fondi emergjent në nivel lokal.

Krijimi i këtij fondi sipas Ibrahimit ëhë i nevojshme meqë disa biznese ende nuk iu është bërë rimburisimi i dëmeve që kishin pësuar vitet e kaluara.

“Tash komisionet komunale që merren me vlerësimin e dëmeve të shkaktua nga vërshimet e fundit kanë filluar  të jenë funksional. Qytetarët mund të aplikojnë për dëmet që janë  shkaktuar nga vërshimet e fundit pastaj komisionet komunale i hartojnë gjitha raportet sa i përket dëmeve, në ekonomi familjare, në biznese, në infrastrukturë dhe  pastaj këto raporte dërgohen në Kuvende komunale, në komuna përkatëse për miratim. Pasi të miratohen këto raport procedohen për nivel qendror për saktësisht në Agjencinë e Emergjencave dhe kjo agjenci mund t’i vërtetojë këto raporte por edhe mund t’i rishikojë. Por  tani këtu po është ai problemi që po merr një kohë të gjatë. Kemi rastin se në disa komuna ende nuk është  bërë rimbursimi i bizneseve apo bujqve që kanë qenë të prekur nga vërshimet nga vitet e kaluara  dhe për këtë arsye ne si Asociacion  po mendojmë që krijimi i një fondi emergjent për emergjenca në nivel lokal është i domosdoshme”, tha ai.

Ibrahimi thotë se në disa komuna ka çaluar që të bëhet sanimi i dëmeve në infrastrukturë.

“Po shihet që fenomenet natyrore, vërshimet, dhe zjarret janë të shpeshtuara krahasuara me vitet paraprake dhe për këtë arsye intervenimi i nivelit qendror në bashkëpunim  me komunat duhet të jetë më koherent. Edhe vitet e kaluara kemi pasë vërshime mirëpo në bazë të informatave  që posedojmë si Asociacion nga kryetarët e Komunave, sanimi i atyre dëmeve në infrastrukturë ka çaluar dhe gjithashtu komunat, apo kryetarët e komunave me të hyrat  vetanake kanë bërë disa intervenime në parandalimin e vërshimeve. Kemi psh Komunën e Klinës i cili me të hyrat vetanake këta bërë  një intervenim dhe sipas deklaratës së kryetarit po mos të ishte ai intervenim situata do të eskalonte dhe më shumë. Mendojmë se pas zbutjes së situatës niveli qendror duhet të bashkëpunojë me nivelin  lokal në gjetjen e pikave, shkurtimisht them të nxehta të cilat mund të shkaktojnë vërshime dhe në të ardhmen dhe të bëhet intervenimi më i shpejtë në këto pika”.

“Kemi problemin gjithashtu  edhe në Komunën e Malishevës që gjatë këtyre ditëve diga në lumin Mirusha ka qenë në gjendje jo të mirë dhe gjithashtu edhe kryetari Komunës së Malishevës ka kërkuar  që niveli qendror të intervenojë sa më shpejt në digë që situata të mos përkeqësohet. Në përgjithësi problemi sa i përket rimbursimit të mjeteve po zgjat me vite të tëra dhe neve si Asociacion kemi kërkuar  viteve të kaluara, po kërkojmë përsëri që niveli  qendror të jetë më azhur në këtë aspekt në mënyrë që qytetarët, ekonomitë familjare, bizneset por gjithashtu  intervenimet në infrastrukturë të bëhen sa më shpejt që është e mundur”, tha Ibrahimi.

Megjithëse ende vendi vazhdon të jetë me pa Qeveri dhe Kuvend, megjithatë Ibrahimi pati disa kërkesa.

“Ne po e dimë që ende nuk e kemi  nivelin qendror të konsoliduar dhe presim që sa më shpejtë institucionet e nivelit qendror të  formohen, në mënyrë që procesi i rimbursimit të mjeteve te qytetarët të fillojë sa më shpejt që është i mundur sepse kemi raste  ku qytetarët kanë pësuar dëme të jashtëzakonshme në shtëpitë e tyre të banimit dhe kemi dëme të jashtëzakonshme edhe te bizneset. Bizneset familjare por edhe në infrastrukturë rrugore në të ardhmen duhet të mendojmë që burokracia që është  paraparë me legjislacionin në fuqi sa i përket rimbursimit të mjeteve mundësisht të shkurtohet sepse po kalon një kohë e gjatë derisa qytetari po merr përkrahjen nga niveli qendror sa i përket mjeteve që  ligjërisht u takon dhe këto dëme të shkaktuara nga fenomenet natyrore. Po besojmë që niveli qendror në një të ardhme të afërt të veprojë shumë shpejt, në mënyrë që mos të ndodhemi para këtyre situatave në të ardhmen.

Dimë që kemi ndryshime klimatike dhe këto fenomene s’po ndodhin veç në Kosovë, por nëse  bëhet evidentimi i pikave të nxehta që  mund të kenë ndikim në zgjerimin e vërshimeve atëherë duhet të reagohet në diga, shtretër të lumenjve, të ketë intervenime nëse është nevoja edhe shtretërit e  lumenjve duhet të thellohen në mënyrë që kur vie sasia e ujit mos te jetë aq e madhe sa ka qenë ditëve të fundit dhe ka një mori iniciativa tjera që duhet të ndërmerren në bashkëpunim mes nivelit qendror dhe lokal”, nënvizon ai.

Po ashtu Ibrahimi pret që të amandamentohen ligjet që Asociacioni i ka kërkuar.

“Po presim që ligjet që Asociacioni i Komunave të Kosovës në të kaluarën i ka kërkuar të amandamentohen dhe që ato ligje kanë qenë për amandamentim  vitin e kaluar shpresojmë që do të jenë në strategjinë legjislative edhe për këtë vit. Një ndër ligjet kryesore për funksionimin e pushteti lokal është ligji për financa lokale. Në projektligjin e fundit ka qenë e paraparë në këtë dokument, themelimi i garantit të katër për investime kapitale i cili një grand i tillë  themelohet atëherë ministritë e linjës do t’i ndajnë ato mjete financiare në granatin e katër dhe pastaj duke i marrë kriteret që është numri i popullatës dhe sipërfaqeje e komunës të gjitha komunat do të përfitojnë në mënyrë  të barabartë. Kemi edhe grantin për shërbime sociale, në këtë dokument dhe me thellimin e kësaj komunat do të përfitojnë por në veçanti qendrat për punën sociale që nuk janë në një situatë të lakmueshme”, theksoi Ibrahimi.

Ai përmend edhe masat e BE-së e për cka thotë se largimi i tyre do të ishte pozitiv për komunat.

“E kemi vërejt që ligji për tatimin në pronë ka pasë probleme sa i përket zbatimit të një neni sa i përket shkallës progresive të tatimit në pronë. Gjithashtu edhe ky ligj ishte paraparë të amandamentohet këtë vit, por ka edhe një sërë ligjesh, siç është ai për prokurimi publik. Por çka është e rëndësishme është që në fund të janarit, ashtu siç është zotuar edhe komisioni evropian masat e padrejta që janë vendosur ndaj Republikës së Kosovës do të largohen në mënyrë që

dhjetëra miliona euro që janë të pezulluara t’i ipen Republikës së Kosovës sepse këtu edhe komunat tona do të përfitojnë jashtëzakonisht shumë edhe gjithashtu edhe marrëveshja e Planit për Rritje e cila është e miratuar nga BE pret miratimin e Kuvendit të Kosovës po aty janë me qindra miliona euro dhe duhet të theksohet se shumica e projekteve që zbatohen në Republikën e Kosovës shkojnë nëpër komunat tona”, tha Ibrahimi.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika