Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për organizim të lojërave të fatit të paligjshme në Skenderaj.
Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur më 11 janar 2026, rreth orës 01:00, kur njësitë policore kanë marrë informacion për një lokal ku dyshohej se po zhvilloheshin lojëra fati të kundërligjshme, njofton Dukagjini.
Po ashtu bëhet e ditur se gjatë kontrollit në lokal, policia ka konstatuar 14 persona që dyshohet se po merrnin pjesë në lojëra fati.
“Gjatë veprimeve policore është sekuestruar një tavolinë pokeri, si dhe mjete të tjera që nevojiten për zhvillimin e kësaj veprimtarie. Si rezultat i veprimeve hetimore, pronari i lokalit është arrestuar, ndërsa personat e tjerë janë shoqëruar në stacionin policor dhe janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve”, thuhet në njoftim.