Komuna e Fushë Kosovës shpërndan dru për familjet e prekura nga vërshimet

Komuna e Fushë Kosovës ka shpërndarë dru për familjet e prekura nga vërshimet e ditëve të fundit që kanë prekur pothuajse të gjithë vendin.

Këtë për Dukagjinin e tha nënkryetari i komunës së Fushë Kosovës, Shpend Bardiqi.

Bardiqi bëri të ditur se shpërndarja e druve ka nisur që nga dita e enjte teksa numri i familjeve përfituese do të rritet gjatë ditëve në vijim.

“Komuna ka nisur shpërndarjen e druve për familjet e prekura nga vërshimet e ditëve të fundit që nga dita e enjte dhe ky proces ka vazhduar cdo ditë. Deri tani kanë përfituar 20 deri në 30 familje teksa numri po vazhdon të rritet”, u shpreh Bardiqi.

Bardiqi, mes tjerash, bëri të ditur se komuna do të vazhdojë të jetë pranë familjeve të prekura nga vërshimet.

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika