Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), ka publikuar raportin ditor për gjendjen me vërshime në Kosovë, duke bërë të ditur se disa zona të vendit janë përballur me përmbytje si pasojë e reshjeve të vazhdueshme dhe bllokimit të kanalizimeve.
Sipas AME-së, në Prishtinë janë raportuar vërshime në rrugën e Çagllavicës dhe në nënkalimin përkatës, ndërsa i vërshuar është edhe nënkalimi në Shkabaj, në rrugën që lidh Prishtinën me Obiliqin.
Agjencia thekson se shumica e këtyre rasteve kanë ardhur si pasojë e kanalizimeve të bllokuara.
Në komunën e Fushë-Kosovës, vërshime janë raportuar në fshatin Lismir, ndërsa rruga në fshatin Kuzmin është e bllokuar për qarkullim. Po ashtu, në Sllatinë e Madhe, afër urës, janë regjistruar vërshime të shkaktuara nga kanalizimet e bllokuara.
Në Lipjan, sipas raportit, nuk ka vërshime të evidentuara.
Ndërkohë, në Obiliq raportohet se nënkalimi në dalje të autostradës, në fshatin Mazgit, është bllokuar nga uji.
AME njofton se vërshime janë paraqitur edhe në disa pjesë të tjera të komunave të Kosovës, ndërsa pas rritjes së nivelit të lumenjve është konstatuar rrezik real për dalje të lumit Sitnica nga shtrati, veçanërisht në Lagjen “2 Korriku”.
Raporti i plotë i AME-së:
Data: Gjendja nga ora 22:00 – 08:00, data 11.01.2026)
- Bazuar në raportet nga Qendrat Operative Emergjente (QOE) 112.
- Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit (NJPZSH).
- Drejtoritë për Siguri dhe Emergjenca në komuna.
- Informatat e drejtpërdrejta nga qytetarët përmes linjës 112.
Situata si pasojë e reshjeve atmosferike paraqitet si më poshtë:
Prishtinë:
- Vërshime në rrugën e Qagllavicës dhe nënkalimin përkatës
- Nënkalimi në Shkabaj, rruga për Obiliq, i vërshuar
- Shumica e rasteve si pasojë e bllokimit të kanalizimeve
Fushë Kosovë:
- Vërshime në fshatin Lismir.
- Rruga në fshatin Kuzmin e bllokuar për qarkullim.
- Në Sllatinë e Madhe, afër urës, vërshime të shkaktuara nga kanalizimet e bllokuara.
Lipjan;
- Nuk ka pasur vërshime.
- Niveli i ujit në lumenj është qetësuar
Obiliq;
- Nënkalimi në dalje të autostradës në fshatin Mazgit i bllokuar nga uji.
- Vërshim i rrugës te rrethi afër pompës “Spahia”.
- Bllokim i rrugëve Hamedi–Plemetin dhe Obiliq–Palaj.
Drenas;
- Vërshime në lokalet e reja në qytet .
- Vërshim i rrugës te trafoja kryesore e KEDS-it.
- Vërshime në oborret e shtëpive në Qikatovë e Vjetër.
Podujevë:
- Nuk ka pasur vërshime.
- Niveli i ujit në lumenj është qetësuar.
Shtime:
- Nuk ka pasur vërshime.
- Niveli i ujit në lumenj është qetësuar.
Graçanicë:
- Vërshime në rrugën te Prishtina Mall.
- Vërshim i oborreve në fshatin Radevë.
Rajoni i Prizrenit:
- Prizren: Nuk ka pasur intervenime apo thirrje; rrugët të pastruara dhe të kalueshme.
- Suharekë: Gjendje e qetë; rrugët të kalueshme.
- Malishevë: Pa intervenime; rrugë të kalueshme.
- Rahovec: Pa intervenime; rrugë të kalueshme.
- Dragash: Pa intervenime; rrugë të kalueshme.
- Mamushë: Pa intervenime; rrugë të kalueshme.
Rajoni i Mitrovicës:
Pas reshjeve të vazhdueshme dhe rritjes së nivelit të lumenjve, është konstatuar rrezik real për dalje të lumit Sitnica nga shtrati, veçanërisht në Lagjen “2 Korriku”, Mitrovicë e Jugut:
Veprimet operative
- Është paraqitur kërkesë urgjente pranë Qendrës së Situatave të Këshillit të Sigurisë së Kosovës për angazhimin e FSK-së.
- Niveli i rrezikut: I mesëm
Situata
- Ora 00:28: Reagim parandalues në bashkëpunim AME – NJPZSH – Policia – strukturat komunale.
- Ora 03:27: Rritje e nivelit të ujit për rreth 20 cm, depërtim në lagjen “2 Korriku”.
- Ora 05:30: Operacioni ka përfunduar me sukses; janë vendosur rreth 200 m mur mbrojtës me thasë zalli.
Pjesëmarrës në operacion
- AME – 2 automjete
- NJPZSH Mitrovicë Jugore – 2 automjete
- Shoqata e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës – 15 anëtarë, 5 automjete
Komunat tjera:
- Vushtrri & Skenderaj: Pa raste të reja të raportuara.
- Qarkullimi rrugor i vështirësuar në disa segmente për shkak të ngricave.
Rajoni i Pejës:
- Pejë: 1 intervenim – rrezikim i 5 shtëpive, rruga “Qel Desku”, fshati Kliqinë
- Deçan, Klinë, Istog dhe Junik: Gjendje e qetë dhe stabile.
- Rrugët:
-Pejë–Rugovë e kalueshme me kujdes
-Pejë–Kullë e kalueshme vetëm për automjete të lehta
Rajoni i Gjakovës:
- Gjendje e qetë dhe stabile
- Niveli i ujit në lumenj në rënie
- Bllokim i rrugës Gjakovë–Qafë
Prush në fshatin Vogovë për shkak të shembjes së dheut.
- Intervenime nga SHME dhe kompania kontraktuese
Rajoni i Gjilanit:
Ferizaj:
- 5 raste vërshimesh në fshatrat Prelez, Mohoc, Tërrnë, Balaj.
- Evakuim i dy të moshuarve në Tërrnë
- Pompa aktive në të gjitha lokacionet
Kamenicë:
- Vërshime në Raogan dhe Topanicë – pompa aktive.
Gjilan, Viti:
- Situatë e qetë dhe nën monitorim
Kaçanik.
- Ngritje e nivelit të lumit Lepenc, pa dalje nga shtrati.
Komunat tjera;
- Hani i Elezit, Shtërpcë, Artanë, Kllokot, Partesh dhe Ranillug: Pa raportime për vërshime
- Kërkesa për mbështetje drejtuar QO AME-s.
- Kërkesa e NJPZSH Mitrovicë për bariera uji është miratuar dhe realizuar.
- AME në gatishmëri të plotë për mbështetje operative.
- Aktivizimi i FSK-së kërkuar për mbështetje parandaluese.
- Përmbledhje
- Operacioni në Lagjen “2 Korriku” ka përfunduar me sukses.
- Pompat me kapacitet të lartë të KEK – Termocentrali A funksionojnë me kapacitet të plotë.
- Në Drenas, gjendja është nën kontroll.
- Ka filluar reshja e borës në shumicën e komunave, situat e cila zbutë rrezikun nga vërshimet. Ndërsa kujdesi për të evakuarit vazhdon.