Irani paralajmëron hakmarrje ndaj SHBA-së nëse sulmohet

Irani ka paralajmëruar se do të hakmerret në rast të një sulmi nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa protestuesit vazhduan të sfidojnë represionin e qeverisë, që ka shkaktuar dhjetëra të vrarë dhe mijëra të arrestuar.

Protestat, që tani kanë përfshirë më shumë se 100 qytete dhe fshatra në të gjitha provincat e vendit, nisën në kryeqytet, Teheran, për shkak të inflacionit të lartë dhe janë shndërruar në thirrje për rrëzim të qeverisë dhe përfundim të sundimit të Klerikëve, udhëhequr nga Lideri Suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

Prokurori i përgjithshëm iranian ka paralajmëruar se çdo person që proteston mund të konsiderohet “armiq i Zotit”, një vepër që dënohet me vdekje. Ndërkohë, Khamenei ka përshkruar demonstruesit si “vandale” që kërkojnë të “pëlqejnë” Trump-in.

Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar me sulm nëse autoritetet iraniane vrasin protestues. Trump shkroi se SHBA është “gati të ndihmojë” ndërsa Irani “po shikon lirinë”.

Irani ka kundërpërgjigjur, me kryetarin e parlamentit që paralajmëroi se në rast të sulmit amerikan, Izraeli dhe të gjitha qendrat ushtarake dhe anijet amerikane në rajon do të jenë “objektiva legjitime”.

Numri i viktimave dhe i të plagosurve vazhdon të rritet. Mjekët në disa spitale kanë raportuar për më shumë se 100 të vdekur brenda dy ditësh, ndërsa organizatat për të drejtat e njeriut flasin për qindra viktima.

Video të verifikuara tregojnë forca sigurie duke qëlluar protestues në Teheran, Kermanshah, Bushehr dhe qytetin perëndimor Ilam, ku protestuesit kishin mbledhur tubime pranë spitalit Imam Khomeini.

Policia iraniane ka konfirmuar për televizionin shtetëror se është rritur niveli i përballjes me protestuesit dhe janë arrestuar “figura kyçe” të lëvizjes. Qeveria po ashtu ka ndërprerë internetin që nga e enjtja, duke vështirësuar raportimin dhe verifikimin e informacionit nga brenda vendit.

Që nga fillimi i protestave më 28 dhjetor, janë arrestuar më shumë se 2,500 persona, sipas organizatave për të drejtat e njeriut./BBC

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika