Finalja e Superkupës së Spanjës ndërmjet Real Madrid dhe Barcelona po mbledh gjithë vëmendjen e tifozëve të futbollit.
Kylian Mbappe është rikthyer në listën e lojtarëve të ndeshjes pas një dëmtimi në gju, por do të nisë nga stoli.
Formacionet zyrtare:
Real Madrid (4-2-3-1):
Portier: Thibaut Courtois
Mbrojtja: Federico Valverde, Raul Asencio, Dean Huijsen, Álvaro Carreras
Mesfusha: Aurelien Tchouameni, Eduardo Camavinga
Sulmuesit ofensivë: Ganzalo Garcia, Jude Bellingham, Vinícius Júnior
Sulmues qendror: Rodrygo
Barcelona (4-2-3-1):
Portier: Joan Garcia
Mbrojtja: Jules Koundé, Pau Cubarsí, Eric García, Alejandro Balde
Mesfusha: Frenkie de Jong, Pedri
Sulmuesit ofensivë: Lamine Yamal, Fermín López, Raphinha
Sulmues qendror: Robert Lewandowski
Trajneri i Real Madrid, Xabi Alonso, pas një periudhe të vështirë, ka arritur të stabilizojë skuadrën, duke regjistruar pesë fitore radhazi, përfshirë edhe semifinalen ndaj Atletico Madrid.
Një fitore ndaj Barcelonës, mbajtësve të Superkupës, do t’i siguronte Alonsos titullin e parë si trajner i Real Madrid dhe do t’i jepte më shumë kohë për të treguar punën e tij.
Humbja kundër katalanasve, megjithatë, do të shtonte presionin e presidentit Florentino Perez, i cili nuk ka qenë kurrë plotësisht i bindur nga zgjedhja e tij në qershor.