Java nis me acar, temperaturat zbresin deri në -12°C

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se pas reshjeve që përfshinë pothuajse të gjithë territorin e vendit, situata meteorologjike është stabilizuar.

Megjithatë, sipas IHMK-së, java që nis sot do të karakterizohet nga depërtimi i masave të ftohta ajrore, të cilat do të përfshijnë gjithë territorin e Kosovës, duke shkaktuar rënie të ndjeshme të temperaturave.

Temperaturat minimale në orët e mëngjesit pritet të zbresin deri në -12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ditore do të arrijnë deri në 7 gradë.

Instituti u ka bërë thirrje ngasësve që të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, për shkak të mundësisë së krijimit të ngricave në rrugë.

Të hënën parashihet mot kryesisht i vranët me intervale me diell. Temperaturat minimale do të sillen nga -11 deri në -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga -5 deri në -1.

Të martën pritet mot kryesisht i vranët, me temperatura minimale nga -12 deri në -7 dhe maksimale nga -2 deri në 2 gradë Celsius.

Të mërkurën parashihet mot kryesisht i vranët me intervale me diell. Temperaturat minimale do të jenë nga -5 deri në -2, ndërsa maksimalet nga 1 deri në 5 gradë.

Të enjten do të mbajë mot i vranët me intervale me diell. Temperaturat minimale pritet të jenë nga -5 deri në -1, ndërsa maksimalet nga 3 deri në 7 gradë Celsius.

Të premten parashihet mot i ngjashëm, me temperatura minimale deri në -5 dhe maksimale deri në 7 gradë Celsius.

Parashikimi i moti për javën e ardhshme, temperaturat bien deri në -12 gradë

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika