Një person është arrestuar në Skenderaj nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, arrestimi ka ndodhur të dielën, pasi i dyshuari është hasur në lokalin e tij duke luajtur poker së bashku me 14 persona të tjerë.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një tavolinë për poker, çipa dhe letra të pokerit.
Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.