Çmimet e konsumit në Kosovë rriten 5,3% në dhjetor 2025, inflacioni vjetor 3,9%

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin Dhjetor 2025, me vit bazë 2015=100.

Sipas të dhënave të ASK-së, çmimet e konsumit u rritën 5,3% në krahasim me hhjetorin e 2024-s.

Inflacioni mujor në dhjetor 2025 ishte 0,7%. Norma mesatare vjetore e inflacionit për vitin 2025 arriti në 3,9%.

Rritjet më të mëdha të çmimeve u regjistruan në disa kategori: Kafe, çaj dhe kakao: +15,2%, Shërbime për pajisjet personale të transportit: +11,6%, Pemë: +11,5%, Energji elektrike: +11,4%, Mish: +11%, Vajra dhe yndyra: +8,4%, Qumësht, djathë dhe vezë: +7,2%, Shërbime hoteliere: +7%, Perime: +5,9%, Pije alkoolike: +5,3%.

Ndërkohë, rënie e çmimeve u vërejt vetëm te karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal, me -4,6%, që ndikoi minimalisht (-0,3%) në Indeksin e harmonizuar i çmimeve të konsumit (IHÇK).

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika