PZAP hedh poshtë si të pasafatshme ankesën e Bekim Haxhiut për votat me postë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë ankesën e Bekim Haxhiut, kandidatit të PDK-së për deputet, duke e konsideruar atë si të pasafatshme.

Haxhiu kërkonte anulimin e votave me postë që u pranuan më 2 dhe 6 janar, duke pretenduar se afati ligjor për pranimin e tyre ishte 29 dhjetori dhe se prania e mbi 23 mijë votave pas këtij afati përbën shkelje të ligjit.

PZAP argumentoi se ankesa është e pasaftashme, pasi është kaluar afati 48-orësh për ngritjen e pretendimeve për shkelje.

Për të njëjtën çështje, PZAP kishte refuzuar më parë një ankesë tjetër të PDK-së lidhur me votat me postë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika