PDK nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme pas analizës së rezultatit zgjedhor

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka zhvilluar sot mbledhjen e Kryesisë, të dytën pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku në fokus ka qenë analiza e brendshme e procesit zgjedhor dhe rezultatit elektoral.

Gjatë mbledhjes janë trajtuar në mënyrë gjithëpërfshirëse të gjitha çështjet që lidhen me zgjedhjet e fundit, në të cilat PDK është renditur si forca e dytë politike, duke ruajtur mbështetjen e saj tradicionale elektorale. Po ashtu, Kryesia ka nxjerrë rekomandime konkrete për hapat e ardhshëm politikë dhe organizativë të partisë në të gjitha nivelet.

Si hap i parë drejt avancimit dhe forcimit të mëtejmë të subjektit, Kryesia e PDK-së ka marrë vendim që të nisë përgatitjet për zgjedhjet e brendshme partiake. Këto zgjedhje do të zhvillohen në të gjitha nivelet organizative, nga nëndegët dhe degët, deri te organet qendrore të partisë.

Procesi pritet të fillojë në javët në vijim përmes emërimit të grupeve punuese dhe hartimit të hapave konkretë, me synimin që zgjedhjet e brendshme të jenë gjithëpërfshirëse, demokratike dhe transparente. Qëllimi i këtij procesi është konsolidimi i strukturave, forcimi i unitetit të brendshëm dhe përgatitja e PDK-së për sfidat e ardhshme politike.

PDK ka riafirmuar përkushtimin e saj që, përmes reflektimit dhe përgjegjësisë politike, të vazhdojë ngritjen si parti kryesore opozitare, e organizuar dhe e besueshme, në shërbim të qytetarëve dhe interesit të Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika