Luftar Braha, ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, në FIVE në RTV Dukagjini ka folur lidhur me gjendjen e rrugëve në kryeqytet pas reshjeve të fundit, ku janë përmbytur shumë rrugë.
Ai ka thënë se kryeqyteti ka mbi 3 mijë e 500 rrugë dhe se të gjitha janë pastruar.
“Janë pastruar të gjitha, janë trajtuar të gjitha në ditët që i kishim shumë të ngarkuara me ndryshime atmosferike jashtëzakonisht të shpeshta dhe shumë të shpejta”.
“Janë vazhduar të gjitha rrugët, po vazhdojnë të trajtohen sepse prej ngricave ose prej shkrirjeve të ujit po fillojnë ngrica të reja”, ka thënë ndër të tjera ai.