Prokuroria jep detaje: Dy serbë dhe një avokat shqiptar të plagosur në Deçan

Foto ilustrim

Tre persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri brenda një lokali në komunën e Deçanit.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi për Dukagjinin ka dhënë detaje lidhur me rastin.

Sipas Nikçit, dyshohet se një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tre personave, ndërsa në vendin e ngjarjes ka intervenuar një zyrtar policor, i cili e ka neutralizuar të dyshuarin.

Si pasojë e të shtënave, tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Prokurori i shtetit e ka cilësuar këtë rast si “vrasje e rëndë në tentativë”.

Personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa në vendin e ngjarjes, përveç Policisë së Kosovës, ka dalë edhe prokurori i krimeve të rënda.

Po ashtu, është sekuestruar arma e zjarrit dhe disa fishekë, ndërkohë që njësiti i krim-teknikës ka kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Ai ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e të plagosurve është stabile dhe se ata janë jashtë rrezikut për jetë.

“Ata janë duke iu nënshtruar intervenimeve të nevojshme mjekësore dhe për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetë”, ka deklaruar Nikçi.

Ai ka sqaruar edhe mënyrën se si është neutralizuar dhe arrestuar personi i dyshuar, duke theksuar se fillimisht ka intervenuar një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare.

“Një zyrtar policor, i cili ka rastisur të jetë në atë lokal, e ka neutralizuar personin e dyshuar. Më pas në vendin e ngjarjes kanë ardhur zyrtarët e Policisë së Kosovës nga stacioni policor i Deçanit, të cilët e kanë arrestuar personin e dyshuar”, ka thënë ai.

Sipas Nikçit, nga i dyshuari janë sekuestruar arma e zjarrit dhe disa fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurorja e krimeve të rënda, e cila ka dhënë autorizimet e nevojshme për zhvillimin e veprimeve hetimore.

Prokuroria ka konfirmuar gjithashtu se dy personat e plagosur janë serbë dhe një prej tyre shqiptar i cili është edhe avokat.

Sa i përket motiveve të rastit, Nikçi ka bërë të ditur se hetimet janë ende në fazë të hershme.

“Është fazë shumë e hershme për të folur për motivet e këtij rasti”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika