Aktakuzë ndaj mjekut në Vushtrri, dyshohet se lëshonte raporte mjekësore të rreme për 5 deri në 50 euro

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ndaj mjekut A.V. nga Vushtrria, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri dyshohet se në periudhën nga 20 korriku deri më 28 tetor 2025, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vushtrri, në cilësinë e specialistit të mjekësisë familjare, ka lëshuar raporte mjekësore të rreme për pacientë që nuk vuanin nga sëmundjet e shënuara në to.

Prokuroria bën të ditur se mjeku, me qëllim përfitimi material, i ka pyetur pacientët se çfarë diagnoze dëshironin t’u shënohej, në mënyrë që raportet të përdoreshin për hapjen e pushimeve mjekësore, në kundërshtim me Ligjin e Punës.

Po ashtu, ai dyshohet se ka përshkruar barna sipas rekomandimeve të agjentëve farmaceutikë dhe pas lëshimit të raporteve mjekësore ka pranuar para në vlerë nga 5 deri në 50 euro për secilin rast.

Me ngritjen e aktakuzës, Prokuroria i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe t’i shqiptohet sanksioni penal i paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika