Analisti Sadri Ramabaja ka thënë se LDK-ja po shkon drejt shuarjes politike, duke e cilësuar këtë si një proces të natyrshëm për shkak të mungesës së profilit politik, ideologjisë dhe kauzës.
“E mira do të ishte të kishe mundësi të reformohej, por ne nuk mund ta vajtojmë që po shkon drejt shuarjes LDK-ja. Madje mendoj se është proces i natyrshëm, nëse nuk ka kapacitet të brendshëm që të mbijetoj. Sepse duhet të ketë profil politik, ideologjik, kauzë. Të gjitha këto i mungojnë.
Prandaj shkon drejt 13 për qindit, nesër drejt 10-shit dhe pas disa viteve shkon në histori”, ka thënë Ramabja.
