Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.
IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të jenë nga -5 gradë deri në -2 gradë Celsius, njofton Dukagjini.
Ndërkohë temperaturat maksimale do të regjistrohen mes 1 deri në 5 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8m/s.