I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është pritur në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Takimi mes tyre ka nisur teksa mediat kanë mundur të marrin pamje vetëm para fillimit të këtij takimi, njofton Dukagjini.
Sorensen fillimisht është ndalur në Qeverinë e Kosovës, ku ka takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Kujtojmë se kjo është vizita e parë e Soresen që kur iu vazhdua mandati edhe për dy vjet të tjera si i dërguar për dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve fqinje. Po ashtu, gjatë mandatit të parë, i dërguari i BE-së zhvilloi vetëm dy takime në nivel kryenegociatorësh, të cilat nuk dhanë fryt.