Bajrami jep dorëheqje si nënkryetare e LDK-së, kërkon edhe dorëheqjen e Abdixhikut

Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Ajo po ashtu, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Në një postim në Facebook, Bajrami ka bërë të ditur se vendimi i saj është nxitur nga rezultatet e dobëta të zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe nga respektimi i standardeve që LDK-ja vetë ka ndërtuar gjatë viteve.

“Dje në mbledhjen e LDK-së kam kërkuar dorëheqjen e parevokushme të z. Abdixhiku nga pozita e kryetarit të LDK-së, si standard i vendosur nga vetë LDK-ja. Duke respektuar të njëjtin standard, kam ofruar dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e Nënkryetares së LDK-së, mbi parimin se kush merr rezultate të rënda zgjedhore për LDK-në duhet marrë përgjegjësi dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të brendshme”, thuhet nga ana e saj.

Ajo ka theksuar se dorëheqja nuk është personale as emocionale, por një veprim për të mbajtur përgjegjësi politike dhe për të hapur rrugë për zgjedhje të brendshme në parti.

Bajrami ka shtuar se sfida kryesore për Kosovën mbetet rreziku i përqendrimit të pushtetit te një parti ose individ, dhe se LDK-ja duhet të vendosë interesin e vendit përpara interesit politik partiak.

Ajo gjithashtu falënderoi qytetarët që i dhanë mbështetje gjatë angazhimit të saj politik dhe deklaroi se do të vazhdojë të punojë si deputete në Kuvendin e Kosovës.

Sipas saj, LDK-ja ka nevojë për reflektim, përgjegjësi dhe vizion për të ardhmen.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika